24.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Arrestohet çifti Shqiptar në Zvicër u arratisën nga burgu në Itali

Policia kantonale e Zyrihut në Zvicër arrestoi një çift shqiptarësh në Ëeiningen të hënën. Policia vuri re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse në Ëeiningen. Pas kontrollit të pasagjerëve të automjetit, ata nuk mundën të identifikoheshin, për këtë arsye u desh të dërgoheshin në stacionin policor, siç njoftoi të mërkurën policia kantonale e Zyrihut.

Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44-vjeçari Emilian Bici dhe 38-vjeçarja Ermelinda Spahiu. Ata kërkoheshin ndërkombëtarisht nga Italia, pasi ishin arratisur nga një burg atje. Gjatë kontrollit të automjetit, policia kantonale e Zyrihut sekuestroi mjete për vjedhje. Dyshja u dërgua në zyrën e prokurorit publik të Zyrih-Limmat.

Bici dhe Spahiu u dënuan në shkurt 2023 në Ravena, së bashku me një shqiptar të tretë për goditjen me thikë të një 57-vjeçari para një lokali në Punta Marina. Atë mbrëmje, 57-vjeçari i sulmuar ka qenë në lokal duke pirë një gotë verë, kur në një moment kanë mbërritur tre të tjerët. Teksa u njohën, filloi një bisedë, e cila më pas çoi në një debat sepse viktima nuk do të kishte dashur t’i ndihmonte ata të gjenin strehim për natën. Shpejt dy personat e kanë goditur me 5 thika 57-vjeçarin, ndërsa Ermelinda Spahiu e ka mbajtur atë.

Emilian Bici dhe Ermelinda Spahiu u arratisën nga burgu në Itali në nëntor 2023. Ata u dënuan në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina. Bici dhe Spahiu vuanin dënimin në burgun e Pesaros në gjysmë liri në një fermë lokale. Spahiu e mbaronte dënimin vetëm për pak ditë, çka e bëri të palogjikshme arratisjen nga burgu. Ndërkohë, Bici kishte ende 3 vjet dënim.

Pas një hetimi që zgjati dy muaj, në mars të atij viti, policia arriti të gjurmojë autorët. Bashkëpunëtori i tretë u identifikua në Napoli, ndërsa Spahiu në zonën e Fano. Megjithatë, më komplekse ishte gjuetia për Emilian Bicin, i cili u gjet në zonë duke drejtuar një makinë të vjedhur. Më pas doli se tre shqiptarët ishin pjesë e një grupi të specializuar për vjedhje dhe grabitje dhe ndoshta i kishin kërkuar bashkatdhetarit të tyre strehim në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vrasja në Ksamil, zbardhet dosja: Sokrat Vata dhe një shtetas francez akuzohen për vrasje...

0
Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit të huaj në Ksamil, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 18 gushtit 2026 në ambientet...

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....