25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Arrestohet i riu në Himarë pasi u kap duke transportuar emigrantë kundrejt pagesës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi u kap duke transportuar emigrantë kundrejt pagesës. Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Klinton Shehaj, ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit të trafikimit të emigrantëve.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Piqeras”. Tentoi të transportonte 7 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 21-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Piqeras”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi K. Sh., 21 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të fshatit Piqeras, duke tentuar të transportonte, kundrejt fitimit, 7 emigrantë të paligjshëm, 2 prej të cilëve i kishte futur në automjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...