34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet Jetmir Muçllari pas konfliktit të dhunshëm në Pogradec – Akuzohet për ndërtim të paligjshëm në zonë të mbrojtur

Policia e Pogradecit ka arrestuar 52-vjeçarin Jetmir Muçllari, i cili rezulton i përfshirë në një konflikt të dhunshëm me sende të forta që ndodhi një ditë më parë në fshatin Volorekë.

Ngjarja, që përfshiu gjithsej katër persona, ka marrë një tjetër drejtim pas hetimeve të policisë, të cilat zbuluan se Muçllari ka kryer ndërtime pa leje në një sipërfaqe toke që ai pretendonte si pronë të tij, por që në fakt është pjesë e zonave të mbrojtura mjedisore.

Sipas informacioneve zyrtare, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Pogradec kishte ndërhyrë një javë më parë për pezullimin e punimeve, ndërsa tashmë rasti i është referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Ndaj 52-vjeçarit rëndojnë akuzat për “shpërdorim të tokës” dhe “ndërtim të paligjshëm për qëllime përfitimi”.

Në përplasjen e ndodhur në zonën e Tushemishtit ishin të përfshirë edhe shtetasit:
• Ilirjan Tasellari, 53 vjeç
• Prokop Pilinçi, 35 vjeç
• Johan Muçllari, 26 vjeç
• Jetmir Muçllari, 52 vjeç

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, personat e mësipërm kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta, për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Materialet u referuan në Prokurori, e cila ka nisur procedim penal për të gjithë të përfshirët, ndërsa pritet që hetimet të zbulojnë detaje të tjera rreth pronës së kontestuar dhe ndërtimit të dyshuar të paligjshëm në zonë të mbrojtur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...

RENEA bastis pallatin në Korçë për kapjen e të dënuarit për vrasje, por Përgjika...

0
Mihallaq Përgjika, 45 vjeç, ishte objektivi i një operacioni të zhvilluar nga forcat RENEA në Korçë gjatë fundjavës, por kontrollet nuk sollën kapjen e...