10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Arrestohet mashtruesi Gjeorgjian që zhvatën 140 mijë euro në Shkodër

Shtetasi gjeorgjian Kakha Joua është identifikuar si njëri prej tre mashtruesve që arritën të zhvatin 140 mijë euro nga një pikë këmbimi valutor në Shkodër më 9 gusht. Joua, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë shpallur në kërkim, kishin mbërritur në Shqipëri më 29 korrik. Ai ishte duke udhëtuar nga Sarajeva në Stamboll, me destinacion final kryeqytetin e vendlindjes së tij, Tbilisi. Pas ndalimit nga autoritetet turke, Joua u deportua në Tiranë të dielën, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7,500 euro, pjesë e parave të grabitura nga pika e këmbimit valutor në Zdrale të Shkodrës.

Hetuesit kanë zbardhur metodën e mashtrimit që përdorën këta individë. Ata i kërkuan kambistit të numëronte paratë dhe, pasi numëruan sasinë, i vendosën ato në dy zarfe dhe i futën në një çantë me ndarje të dyfishta. Për të mashtruar kambistin, ata në moment i dhanë dy zarfe të tjera që përmbanin një kartëmonedhë me vlerë 500 euro në fillim dhe në fund, ndërsa pjesa tjetër ishte mbushur me prerje gazetë në përmasat e kartëmonedhave. Gjeorgjianët kishin pretenduar se ishin shtetas ukrainas.

Në qershor të këtij viti, policia e Elbasanit kishte shpallur në kërkim dy gjeorgjianë të tjerë për mashtrimin e një kambisti me 40 mijë euro të falsifikuara. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar të gjitha rrethanat dhe lidhjet e mundshme të këtij grupi kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...