25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Aty ku hame dhe dh****”, Skandali me ujrat e zeza të resortit të Zamir Manes në Palasë , ndotet gjithë plazhi publik

Një skandal i rëndë është zbuluar në Shqipëri, ku ujrat e zeza nga resorti i pronarit të Green Coast, Zamir Manës, po derdhen në detin e kristaltë mes plazhit të Palasës dhe Drimadhes. Ky është i vetmi vend ku turistët mund të shijojnë plazhin pa paguar shuma të majme. Pamjet e siguruara tregojnë qartë ndotjen e detit nga ujrat e zeza, duke shkatërruar kështu bukurinë natyrore të zonës dhe duke rrezikuar shëndetin e pushuesve.

Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi etikën dhe përgjegjshmërinë e investitorëve në Shqipëri, të cilët, megjithëse bëjnë investime të mëdha, shpesh dështojnë të respektojnë standardet ambientale. Shtrohet pyetja se si ndodhin këto shkelje dhe çfarë masa do të merren për të mbrojtur mjedisin dhe interesat e qytetarëve.

Në përpjekje për të minimizuar shqetësimet e publikut dhe për të mbrojtur imazhin e investitorëve, disa reagime ironike kanë qarkulluar, duke thënë se “ujrat e zeza janë si qumësht blete,” por kjo nuk e ndryshon faktin e ndotjes së rëndë dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të adresuar këtë problem.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...