29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Arrestohet në Durrës egjiptiani i kërkuar nga Italia për trafikim të qenieve njerëzore

Policia shqiptare ka arrestuar në Durrës një 49-vjeçar nga Egjipti, Walid Elabd, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Arrestimi u krye si rezultat i operacionit policor të koduar “Operacionalja 36”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe homologët italianë.

Shtetasi Walid Elabd dyshohet se ka krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në Itali. Ai është objekt i një urdhri arresti të lëshuar nga Gjykata e Katanias, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”, kryer në kuadër të një organizate kriminale. Për këtë vepër penale, ligji italian parashikon një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

Autoritetet shqiptare konfirmuan se procedurat për ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë janë në proces, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Interpol Tirana dhe Interpol Romës.

Operacioni “Operacionalja 36” është një tjetër sukses në përpjekjet e policisë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar dhe për të ndihmuar vendet partnere në ndjekjen e autorëve të veprave të rënda penale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...