Një shtetas shqiptar, Juli Bulla, 53 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Autoritetet spanjolle e kërkonin për veprat penale “Trafik të lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”, për të cilat Kodi Penal i Spanjës parashikon dënim deri në 9 vite burg. Gjykata Qendrore e Hetimit nr. 1 pranë Audiencës Kombëtare në Spanjë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, do të vijojë procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit drejt vendit iberik.






