11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, i kërkuar për vrasje dhe lidhje me grup kriminal

Policia e Tiranës ka konfirmuar arrestimin në Greqi të Ardian Ahmetajt, një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Ahmetaj është ndaluar në qytetin Pire, si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve greke, pas një informacioni të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit lidhur me vendndodhjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Fierit, pasi në vitin 2019, në qytetin e Lushnjes, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, dy emra të njohur për drejtësinë shqiptare, ka qenë i përfshirë në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Besnik Hida.

Autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë për veprat penale të rënda për të cilat akuzohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...