19.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Ngjarje tragjike në Gramsh: Dy punëtorë humbin jetën nga shembja e kanalit të një hidrocentrali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Poroçan të Gramshit, ku si pasojë e shembjes së një masivi dheu nga kanali i një hidrocentrali në ndërtim, dy punëtorë kanë humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Holta, ku gjatë punimeve në kantier, ka ndodhur rrëshkitja aksidentale e një masivi dheu që ka zënë poshtë shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet të hetohet nëse janë respektuar masat e sigurisë në kantier.

Ngjarja ndodh vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, në një kohë kur strukturat shtetërore janë në gatishmëri të lartë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, dhe drejtues të tjerë të institucioneve kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe përkushtim në respektimin e ligjit, jo vetëm në procesin zgjedhor, por edhe në menaxhimin e situatave të emergjencës si kjo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...