7.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Arrestohet në Himarë Fredi Beleri, kandidati për kryebashkiak i koalicionit Berisha-Meta!

Arrestohet nga Polcia kandidati për bashkinë i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Të shoqëruar në komisariatin e Vlorës së bashku me Fredi Belerin kanë qenë edhe 3 persona të tjerë, avokati i tij, një anëtar i Shtabit elektoral dhe një tjetër. Arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës pak pas mesnate, rreth orës 00:15 nga policia teksa ishte në restorantin e tij. Beleri dhe 3 të tjerët është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës. Ai është marrë në pyetje në Komisariatin e Vlorës.

Në operacion kanë marrë pjesë Forcat ‘Shqiponja’ por edhe ato të FNSH. Në pamje duken 6-7 forca policie që i marrin me shpejtësi personat, ndoshta edhe për të shmangur ndonjë incident apo irritim me mbështetës të Belerit. Për momentin çështja po hetohet nga policia dhe prokuroria e Vlorës. Nëse do të ketë elementë të korrupsionit në zgjedhje, për shitblerje të votës, çështja pritet që t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme SPAK në Tiranë.
Mbrëmë pas mesnate, në ambientet para komisariatit të Himarës janë mbledhur një grup simpatizantësh, ndërkohë që ka qenë i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ, partia në koalicion me Berisha-Meta që e ka propozuar kandidatin Beleri. Në një prononcim për mediat Dule e ka quajtur sulm të pastër politik arrestimin e Fredi Belerit dhe bën thirrje që të tilla tentative për pengimin e procesit elektoral të ndalen veprime të tilla. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit orkestruar enkas nga kryeministri Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT