10.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Arrestohet në Itali një shqiptar 36-vjeçar për drogë, u mbyll brenda makinës për të fshirë mesazhet nga telefoni

Një shqiptar 36-vjeçar, banues në qytetin e Salarios, ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e përfshirjes në veprimtari të paligjshme me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, i riu u ndalua për kontroll teksa po lëvizte me automjetin e tij në qytet. Gjatë ndalimit, ai dyshohet se u mbyll brenda makinës, duke refuzuar të zbresë, çka shtoi dyshimet e efektivëve.

Pas ndërhyrjes së policisë, drejtuesi u detyrua të dalë nga automjeti dhe iu nënshtrua kontrollit. Gjatë verifikimeve, oficerët zbuluan se telefoni i tij ishte fshirë nga kontaktet dhe regjistri i thirrjeve, në një përpjekje të dyshuar për të penguar hetimet.

Nga kontrolli fizik dhe i mjetit, policia gjeti 50 gramë kokainë, të fshehura brenda kapuçit të një xhakete. Më pas, u ushtrua kontroll edhe në banesën e 36-vjeçarit, ku nuk u gjetën sasi të tjera droge.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shqiptari u arrestua, ndërsa lënda narkotike, telefoni celular dhe sende të tjera u sekuestruan. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ai ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë të shpërndarjes së drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dhuroi 10 mijë euro për të blerë një shtëpi” – “Golden Eagle” ndihmon Stenaldon

0
Një tjetër akt human nga biznesmeni shqiptar Shaqir Palushi, drejtues i kompanisë Golden Eagle Energy Drink, ka prekur zemrat e qytetarëve. Ai i ka...

“Heqja e emrave nga lista e anëtarësisë” – Zgjedhjet e PD në Elbasan nën...

0
Dega e Partisë Demokratike në Elbasan zhvillon këtë të dielë procesin për zgjedhjen e drejtuesit të ri, me pesë kandidatë në garë: Lumturi Hasa,...

“Hyn i armatosur, godet pronarin dhe tenton arratisjen” – Arrestohet Murat Curri në Kavajë

0
Policia e Kavajës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Murat Curri, alias Murat Cërriku, pas një ngjarjeje të rrezikshme në një bar-kafe në lagjen nr....

“Miri e meriton finalen më shumë sesa të gjithë ne” – Rogerti zbulon 5...

0
Këtë javë, “Big Brother VIP Radio” rikthehet në valët e Top Albania Radio, ku banorët e shtëpisë më të famshme në vend po zhvillojnë...

“Do të lahem siç më ka bërë nëna”: Moza bëhet virale në Ferma VIP

0
Moza po kthehet dita-ditës në një nga personazhet më të komentuar të Ferma VIP, falë spontanitetit dhe batutave të saj që kanë pushtuar rrjetet...