19.4 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

“Hyn i armatosur, godet pronarin dhe tenton arratisjen” – Arrestohet Murat Curri në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Murat Curri, alias Murat Cërriku, pas një ngjarjeje të rrezikshme në një bar-kafe në lagjen nr. 2 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, Curri u fut në lokal i armatosur, kanosi klientët dhe goditi me qytën e pistoletës pronarin 64-vjeçar, S.V., duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Pas ngjarjes, ai u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar dy makina të tjera në rrugë.

Shërbimet operative të DVP Durrës dhe Komisariatit të Kavajës e lokalizuan dhe kapën pas disa orësh ndjekjeje, ndërsa gjatë tentativës për t’u larguar, Curri hodhi armën e zjarrit, e cila u sekuestrua. Kontrolli në automjetin e përdorur zbuloi edhe një krehër me municion luftarak.

Burimet policore bëjnë me dije se Curri ka precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Hetimet nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...