Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se menaxhonte një rrjet të brendshëm trafiku droge, duke pritur klientë dhe shpërndarë substanca pa u larguar nga banesa e tij. Ai ishte në arrest shtëpiak, por e kishte kthyer apartamentin në një qendër për shitje të drogës.
Policia, pas monitorimit të vazhdueshëm, bastisi apartamentin dhe sekuestruan mbi 1 kg drogë, përfshirë kokainë dhe ketaminë, të paketuar për shitje me pakicë. Banesa ishte e pajisur me peshore precize, qese për paketim, fletë alumini dhe materiale të tjera për përgatitjen e drogës.
Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu dy telefona celularë të koduar dhe 5,000 euro para të gatshme. Shqiptari u arrestua për posedim dhe shitje droge, duke shkelur masat e sigurisë të arrestit shtëpiak, dhe tani ndodhet në burgun Regina Coeli.






