21.7 C
Tiranë
Sunday, September 13, 2026

Arrestohet në Qafë Thanë 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga Austria për trafik droge

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës kapën dhe arrestuan përkohësisht Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut, i cili tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

Gitlan dyshohet për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, dhe arrestimi i tij u bë si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imta në pikat kufitare, me qëllim parandalimin e lëvizjeve të paligjshme dhe kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia.

Nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën dhe partnerët në Austri, u konstatua se Gitlan ishte objekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar. Procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë janë duke u kryer në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nafta dhe benzina kapin nivele rekord, operatorët paralajmërojnë: “Rrezikohet furnizimi global me naftë”

0
Çmimet e naftës dhe benzinës në tregun vendas kanë shënuar një tjetër rritje të fortë, duke iu afruar niveleve rekord të regjistruara gjatë periudhës...

Shpërthim dhe zjarr në magazinën e armëve në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak...

0
Një shpërthim është regjistruar mbrëmjen e së premtes në një magazinë armësh në Bullgarinë qendrore, duke shkaktuar një zjarr të madh. Autoritetet lokale kanë...

“Lamtumirë bosi im”, Elseid Hysaj në zi për humbjen e gjyshit

0
Momente të dhimbshme për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj dhe familjen e tij. Futbollisti ka njoftuar ndarjen nga jeta të gjyshit të tij,...

“Person në kërkim për vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë”, Hita zbulon detaje nga...

0
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin e autoriteteve greke kundër trafikut të kokainës nga...

“Vepra, guximi dhe lidershipi i tij mbeten frymëzim”, Meta përkujton Azem Hajdarin

0
Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit, ish-presidenti Ilir Meta ka përkujtuar liderin e Lëvizjes Studentore të viteve ’90. Përmes një postimi, Meta...