18.5 C
Tiranë
Thursday, November 6, 2025
spot_img

Arrestohet nga policia 36-vjeçari/ Përshtaste lokalin e tij për përdorim të lëndëve narkotike.

Një 36-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në kudër të operacionit të koduar “Parandalimi” u vu në pranga shtetasi me iniciale E.D 36 vjeç.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “29 Nëntori” Fier, të cilin e kishte përshtatur si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike, është kapur në kushtet e flagrancës me 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste ,me qëllim kultivimin e tyre si dhe  650 gram lëndë narkotike cannabis sativa e bërë gati për tu ndarë në doza  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Altin Dumani mohon akuzat e Berishës: “Prokurorët e SPAK janë të pavarur, nuk ka...

0
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka rrëzuar plotësisht akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendonte se Dumani kishte intimiduar prokurorin...

Kapen “hajdutë në seri” në Tiranë: 38-vjeçari dhe bashkëpunëtori arrestohen pas grabitjes në Vorë

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Walkers”, duke arrestuar J. S., 38 vjeç, banues në Gërdec, dhe bashkëpunëtorin e tij, J. D.,...

Arrestohet emigranti shqiptar në Angli, shpërndante drogë të klasit A

0
Brighton, Mbretëria e Bashkuar – Një emigrant shqiptar, 22-vjeçari Ervis Doksani, është arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pas një operacioni të armatosur...

Ja çfarë ndodh kur arreston “mikun” e eprorit: Ritvan Pali largohet nga Policia pas...

0
Pas disa muajsh tensionesh dhe transferimesh të dyshimta, ish-shefi i Komisariatit nr. 2, Ritvan Pali, është larguar përfundimisht nga Policia e Shtetit. Burime nga...

Altin Dumani refuzon të komentojë takimin me Edi Ramën: “Çdo kontakt është institucional dhe...

0
Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ftuar në emisionin “Trialog” me Alba Alishanin, u pyet drejtpërdrejt nëse kishte refuzuar një takim me kryeministrin Edi...