13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arrestohet një 52-vjeçar në Këlcyrë për armëmbajtje pa leje

 

Policia e Këlcyrës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Krenar Lilaj, 52 vjeç, për veprën penale “Mbajtia e armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”.

Pas një kontrolli të bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë së Këlcyrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, kanë ushtruar një kontroll në banesën e shtetasit K.L. në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që shtetasi e mbante pa leje.

Si pasojë, shtetasi K.L. u arrestua në flagrancë dhe u procedua për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...