Një person i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës.
Ky shtetas i shpallur në kërkim u ndalua nga efektivët në zonën e “Myslym Shyrit”, teksa po lëvizte me makinë dhe policët rrethuan mjetin e i kërkuan që të hapte derën.
Ende nuk dihen detaje se kush është personi i arrestuar apo se për çfarë ishte shpallur në kërkim. Në vijim pritet njoftimi zyrtar nga Policia e kryeqytetit.