10.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Arrestohet polici në Lezhë, atentati në berberhane përplasi fiset Nikulaj dhe Ndoka

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi, i përfshirë në përplasjen me armë mbrëmjen e 1 shkurtit në berberhanen e fshatit Rrilë, Lezhë.

Në seancën me dyer të mbyllura, Kovaçi deklaroi se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, pasi kishte parë personat e armatosur. Megjithatë, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe e akuzoi për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve, viktima që mbeti e plagosur me armë zjarri ishte 30-vjeçari Sokol Daci, pronari i berberhanes, i qëlluar me 5 plumba. Por, sipas policisë, shënjestra e vërtetë nuk ishte pronari, por dy djem nga fisi Nikulaj, për shkak të një konflikti të vjetër midis Nikulajve dhe fisit Ndoka që daton nga 9 marsi 2025 në Shëngjin.

Personat e shpallur në kërkim janë:
• Gerardo Ndoka,
• Eliseo Ndoka,
• Kevin Ndoka, nipi i ish-deputetit Ndoka,
• dhe Merando Nikulaj, i dyshuari kryesor që dyshohet si shënjestra e atentatit.

Ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes të rinjve të Nikulajve dhe fisit Ndoka, ku përplasja kishte përfshirë motorrët dhe sende të forta, si dhe një incident të papërfunduar ligjërisht.

Autorët kanë planifikuar vrasjen, por plani ka dështuar pasi në berberhane ndodhej Besart Kovaçi civil, i cili iu kundërpërgjigj me armë duke neutralizuar situatën.

Hetimet për ngjarjen vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të kapur personat e shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...