25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Katër gjyqtarë të Kushtetueses rrëzojnë kërkesën e Ramës, Balluku mbetet e pezulluar

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur më 6 shkurt 2026, ka marrë vendim për kërkesën e Kryeministrit Edi Rama lidhur me masën e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas vendimit, gjyqtarët u ndanë në dy qëndrime, dhe votimi përfundoi 4 me 4, duke mos arritur numrin e nevojshëm prej 5 votash që kërkohet për t’i dhënë të drejtë ankimuesit. Për këtë arsye, vendimi i GJKKO-së dhe SPAK për pezullimin e Ballukut mbetet në fuqi.

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës janë: Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Sandër Beci dhe Asim Vokshi.

Gjykata thekson se imuniteti i ministrit nuk është privilegj personal, por ka për qëllim mbrojtjen e funksionit të organit ekzekutiv. Masa e pezullimit prek funksionin politik të ministres dhe për pasojë kërkohet autorizimi paraprak i Kuvendit, sipas interpretimit të disa gjyqtarëve. Një grup tjetër gjyqtarësh e ka konsideruar të ligjshëm pezullimin nga detyra, duke argumentuar se nuk prek mandatin e deputetes, por vetëm funksionin ekzekutiv.

Në përfundim, Gjykata rrëzoi kërkesën e kryeministrit, duke lënë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...