10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohet inspektori i AKU-së dhe agjenti doganor, firmosën shkresat përpara se kontenieri të mbërrinte në port

Dalin detajee të reja nga arrestimet që janë kryer në lidhje me dosjen e kokainës, ku u sekuestruan 119 kilogramë në një magazinë frutash në zonën e Vaqarrit.

I gjithë dokumentacioni dhe praktikat e ndjekura nga punonjësit e Portit të Durrësit për futjen e kamionit në vendin tonë ështe sekuestruar nga grupi hetimor.

Pavarësisht arrestimit të agjetit doganor Julian Merhori dhe inspektorit të AKU-së Bujar Qurku, prokuroria vijon hetimet për identifikikimin e personave dhe zyrtarëve te tjerë që mund të kenë shpërdorurar detyrë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se tek dokumentet që janë sekuestruar janë gjetur prova që do i shërbejnë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Sipas po të njëjtave burime mësohet se në shkresa tregohet se 20 tonë me banane kanë hyrë më 25 dhjetor është firmosur nga punonjësit e portit para se ngarkesa të mbërrinte në port.

Ndërkohë janë sekuestruar te gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në portin e Durrësit, dhe po bëhet kqyrja e tyra që nga dita kur aty ka mbërritur kontenieri, ku ekzanimimi i tyre do hedhë më shumë dritë nëse arkat që mungojnë janë marrë këtu apo në Itali.

Mbrëmjen e 30 dhjetorit, policia mori informacion se disa persona ende të paidentifikuar kishin ndaluar në Romanat të Durrësit, një kamion që transportonte një kontejner të ngarkuar me banane nga porti për në një magazinë në Vaqarr. Ku sipas shoferit ai është kërcënuar edhe me jetë nga personat që kanë bërë kontroll.

Pas kontrollit në magazinë, të nesërmen e ngjarjes, policia zbuloi një sasi prej afro 100 kilogramësh drogë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...