24.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Arsenal armësh në Nikël, RENEA dhe FNSH intensifikojnë operacionet pas atentatit në Rinas

Prej disa ditësh, forcat RENEA dhe trupat e FNSH-së kanë zhvilluar një operacion të gjerë kontrolli në zonën e Fushë-Krujës, në kërkim të elementëve të dyshuar kriminalë dhe bazave të mundshme të tyre.

Gjatë mëngjesit të sotëm, në Nikël, policia ka njoftuar zbulimin e një arsenali të rëndë armësh, municionesh dhe lëndësh shpërthyese, të cilat dyshohet se lidhen me grupime kriminale aktive në zonë. Autoritetet kanë identifikuar një prej personave që dyshohet se ka pasur në posedim armët, i cili është shpallur tashmë në kërkim.

Sipas informacioneve nga terreni, të konfirmuara edhe nga gazetari Edison Vatnikaj, gjatë kontrollit janë sekuestruar:

– një automatik
– një mitraloz
– pjesë armësh të ndryshme
– disa granata
– fishekë të kalibrave të ndryshëm
– fitil zjarr-përcjellës
– lëndë plasëse të aktivizueshme me telefon për shpërthim në distancë

Kontrollet e shtuara në këtë zonë lidhen me atentatin e 11 nëntorit pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani, i cili ndodhej në të njëjtën makinë.

Policia po vijon kontrollet intensive në Fushë-Krujë, Nikël dhe zonat përreth, me synim zbulimin e bazave kriminale dhe kapjen e personave të përfshirë në aktivitetet e dhunshme të ditëve të fundit. Hetimet pritet të zgjerohen në ditët në vijim.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve u gjetën në banesë: 3 kallëpë tritol; 12 granata dore sulmuese; sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina); 3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë; 4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh; 6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 2 kg e 25 gramë Cannabis.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...