13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Asgjësohen 10 920 bimë kanabis në Velipojë, pezullohen nga detyra 4 punonjës policie

Grupi hetimor i policisë pas shqyrtimeve paraprake ku u gjeten bimë narkotike të mbjella në zonën e Velipojës, pezulluan nga detyra 4 punonjës policie për mosevidentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

4 efektivët janë përgjegjës sipas hetimeve për mospërmbushjen e detyrës. Këto janë emrat e tyre si më poshtë:

Nënkomisar Pal Prendi, shef i stacionit të policisë Velipojë.
Nënkomisar Admir Xhaka, specialist për krimet.
Inspektor i parë Arben Tahiraj, ndihmës specialist SPZ për zonën.
Nënkomisar Ardian Çuli, specialist i njësisë Shqiponja, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Si rezultat i inteligjencës policore, të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e njësisë administrative Velipojë.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në këtë fshat.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ngriti një grup të posaçëm hetimor, për të përcaktuar përgjegjësinë e strukturave përkatëse vendore, për shkaqet e mosevidentimit të kësaj veprimtarie kriminale, nga vetë këto struktura, deri në këto momente.

Nga hetimet paraprake, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit pezulloi nga detyra, për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie:

– Nënkomisar P. P., shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës;

– Nënkomisar A. Ç., specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër;

– Nënkomisar A. Xh., specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

– Inspektor i parë A. T., ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në territorin e njësisë administrative Velipojë.

Si rezultat, janë gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin e thelluar administrativ, për nxjerrjen e përgjegjësive lidhur më këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...