35.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Astrologu i njohur Jofiel Koço i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e një pallati në Korçë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, ku 53-vjeçari Jofiel Koço, një astrolog i njohur në mediat shqiptare, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga tarraca e një pallati shtatëkatësh pranë Pazarit të Korçës.

Sipas raportimeve fillestare, Koço, i cili banonte vetëm, është ngjitur në tarracën e pallatit dhe më pas është hedhur, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese përbri dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën menjëherë. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar motivet që mund ta kenë shtyrë 53-vjeçarin të kryejë këtë akt tragjik.

Jofiel Koço ishte një figurë e njohur në media, shpesh i ftuar në emisione televizive për të interpretuar astrologjinë dhe yjet. Ai njihej për diskutimet e tij mbi jetën në planetë të tjerë dhe komunikimin me njerëz të tjerë të interesuar në këtë fushë në SHBA dhe Izrael.

Policia ka njoftuar se grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, që ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...