11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Atentat mafioz në Como: Dy shqiptarë të plagosur

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë, ku dy shqiptarë, Indrit Lleshaj (44) dhe Artan Lazari (42), kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së premtes, dhe autorët ishin të maskuar.

Shtetasit shqiptarë po udhëtonin me një makinë Audi Q5, e cila u bllokua nga një automjet tjetër i paidentifikuar. Pas ndalimit të marshimit, një motoçikletë me dy burra u afrua, të cilët thyen xhamin e përparmë të Audi-t. Kur Lleshaj dhe Lazari zbritën, ata u qëlluan me disa plumba, kryesisht në gjoks dhe në qafë.

Të dy shqiptarët mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore. Autorët e ngjarjes, pas sulmit, janë larguar me motoçikletë dhe makinat e bllokuesve.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet, duke sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë filmuar ngjarjen, për të identifikuar autorët dhe për të sqaruar rrethanat e atentatit. Lleshaj dhe Lazari janë emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...