25 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Atentati ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos shoku i tij, SPAK merr në dorë çështjen

SPAK ka marrë në dorë çështjen e atentatit në Milot ku u vra Klisman Preçi dhe u plagos miku i tij, Ylli Ibrahimi.

Sipas News24, Prokuroria e Kurbinit e ka klasifikuar ngjarjen si një atentat të kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Mësohet se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.

SPAK po kalon në “sitë” të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Bëhet fjalë për një grup të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Kujtojmë se vetëm 2 muaj më parë Preçit (Viktima) bashkë me kushëririn e tij, Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...