8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Autoritetet franceze shpojnë gomonen ku disa shqiptarë dhe kurdë po iknin ilegalisht pë në Britaninë e Madhe

Autoritetet franceze kanë filmuar momentin kur ka shpuar një gomone teksa ka përdorur edhe spraj kundër emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin për në Britaninë e Madhe. Grupi që përfshinte shqiptarë dhe kurdë po përpiqeshin të niseshin me gomone nga porti i Dunkirkut.

4 policë të kufirit në Francë i kanë bllokuar rrugën atyre që mbanin gomonen. Njëri prej policëve shpoi gomonen me thikë. Numri i emigrantëve që e kanë kaluar këtë kanal ka arritur shifra rekord për këtë vit, në 23 mijë. Vetëm në gusht, aty kanë kaluar 6887 emigrantë. Pavarësisht motit të keq, vetëm të enjten kanë mbërritur në tokën angleze, 400 emigrantë. Britania e madhe ka njoftuar planin për të përshpejtuar dëbimin e azilkërkuesve shqiptarë.

Punonjësit anglezë për emigracionin do të shqyrtojnë me shpejtësi kërkesat për azil të shqiptarëve dhe ata që nuk e fitojnë azilin do të kthehen shpejt. Britania i ka njoftuar shqiptarët për këtë masë edhe nëpërmjet reklamave në gjuhën shqipe. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, janë 2165 shqiptarë që kanë shkuar në Angli me gomone. Shqiptarët dhe afganët përbëjnë 18% të numrit total të emigrantëve në Britani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...