8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Avioni rrëzohet në Filadelfia, disa shtëpi të dëmtuara – Guvernatori Shapiro ofron ndihmë

Një avion transporti tip “Learjet 55” u rrëzua të premten në Filadelfia, vetëm 30 sekonda pas ngritjes, duke dëmtuar disa shtëpi në një zonë të populluar të qytetit.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), në bord ndodheshin gjashtë persona, por ende nuk ka konfirmime mbi të mbijetuar apo viktima. Banorët e zonës u tronditën nga ngjarja, ndërsa dëshmitarët raportuan një zhurmë të fortë dhe një shtëllungë të madhe tymi.

“Gjithçka që dëgjuam ishte një zhurmë e fortë dhe nuk e dinim nga po vinte. Pas pak pamë shtëllungën e madhe të tymit”, tha Jim Quinn, një banor pranë zonës ku ndodhi aksidenti.

Avioni u zhduk nga radarët në orën 18:06, pasi arriti një lartësi prej 487 metrash. Ai ishte nisur nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias dhe kishte si destinacion qytetin e Springfildit në Mizuri. Sipas të dhënave nga “Flight Aware”, avioni ishte i regjistruar në pronësi të kompanisë “Med Jets”.

Ky aksident ndodhi vetëm dy ditë pas një tjetër tragjedie ajrore në Uashington, ku një avion i “American Airlines” me 60 pasagjerë dhe një helikopter ushtarak me tre ushtarë u përplasën në ajër, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.

Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, ka ofruar mbështetje të plotë për hetimet dhe operacionet e shpëtimit. “Shteti ynë është i gatshëm të ofrojë të gjitha burimet e nevojshme për të ndihmuar në reagimin ndaj kësaj tragjedie,” deklaroi ai.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e rrëzimit të avionit dhe vazhdojnë operacionet në vendngjarje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...