29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Avokati i efektivit të dhunuar në Vlorë publikon pamje të reja: “Janë 15 autorë, jo 2-3. Policia po mbron miqtë e pushtetit”

Avokati i policit të dhunuar dy ditë më parë në një lokal në Vlorë ka reaguar ashpër ndaj mosveprimit të Policisë së Shtetit, duke publikuar pamje të reja që sipas tij tregojnë qartë momentin e rrahjes brutale të klientit të tij.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në Vlorë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po i vendos unë momentet e dhunës. Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta. Qytetarët janë bërë pre e një videoje të shkurtër të publikuar në media ku dallohet një goditje me shpullë nga një kamerier, por është fshehur qëllimisht pjesa tjetër e ngjarjes.”

Sipas tij, pamjet që ai ka siguruar janë “tronditëse” dhe identifikojnë qartë autorët e dhunës.

“Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyjë me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Kjo histori nuk do përfundojë këtu. Dhunuesit e policit që është në reanimacionin e spitalit të Vlorës do të përgjigjen ligjërisht, edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit të tij,” përfundon avokati.

Efektivi i dhunuar ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një version zyrtar për ngjarjen.

Deri tani nuk dihet nëse pamjet e publikuara do të përdoren nga hetuesit për identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një mundësi e re mund të shfaqet papritur, ndaj tregohuni të gatshëm të veproni. Në dashuri, komunikimi...

Parashikimi I motit, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
Për 10 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të vendit....

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...