29.7 C
Tiranë
Monday, August 10, 2026

Avokati i policit të përfshirë në dhunimin e kamerierit 18-vjeçar publikon pamje të reja: “Klienti im u sulmua nga 15 persona”

Çështja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku një polic goditi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj, ka marrë një tjetër kthesë pas reagimit të avokatit të efektivit, Kujtim Cakrani. Ky i fundit ka publikuar pamje të tjera që sipas tij tregojnë momentet kur klienti i tij, Ardian Isufi, është dhunuar nga një grup prej 15 personash jashtë ambienteve të lokalit.

Në një reagim të gjatë, avokati Cakrani thekson se videot tregojnë qartë agresionin e ushtruar ndaj policit pas incidentit fillestar:

“Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre, por 15 persona me mjete të forta. Qytetarët janë bërë preha e një videoje të shkurtër ku shihet vetëm momenti kur polici e godet kamerierin, ndërsa pjesa tjetër është fshehur,” – shkruan ai.

Pamjet e publikuara nuk janë shumë të qarta, por në një cep të videos dallohet një përplasje mes disa personave.

Cakrani, i cili deri më tani nuk është shprehur për dhunimin që klienti i tij i ka bërë të riut në vendin e punës, këmbëngul se pas këtij episodi, polici është dhunuar rëndë dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Në një reagim të mëparshëm, avokati kishte deklaruar se klienti i tij “nuk e dhunoi, por e goditi me dy shpulla” 18-vjeçarin, duke e cilësuar reagimin e mëpasshëm të qytetarëve si të pajustifikuar.

Ndërkohë, polici Ardian Isufi ndodhet në spital, ndërsa ngjarja po hetohet nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një mundësi e re mund të shfaqet papritur, ndaj tregohuni të gatshëm të veproni. Në dashuri, komunikimi...

Parashikimi I motit, e Hënë, 10 Gusht 2026

0
Për 10 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të vendit....

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...