9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Babai i 12-vjeçarit shqiptar që u mbyt në Greqi rrëfen dhimbjen dhe vendimin për të dhuruar zemrën e djalit: “Zemra e tij të jetojë në dikë tjetër”

Mes dhimbjes së thellë dhe humbjes tragjike, babai i 12-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Greqi rrëfen ngjarjen e rëndë dhe arsyet pse vendosi të dhurojë zemrën e vogëlushit të tij.

Bledar Fetollari tregon se kishte shkuar në emigrim bashkë me familjen, pa dokumenta të rregullta, duke punuar në bujqësi për të siguruar një jetë më të mirë. Por fatkeqësisht, tragjedia goditi familjen e tij në një moment të vështirë.

“Isha në shtëpi kur më telefonoi djali tjetër, Leo, që shpëtoi dhe nxori nga uji djalin tim. Ai më tha: ‘Ku e ke djalin? Po të mbytet!’ U ngrita i trembur dhe u nisa drejt vendit ku po e nxirrnin nga uji, por nuk më lejuan ta shihja,” rrëfen babai me dhimbje.

Pas përpjekjeve mjekësore në spital, ku zemra e djalit vazhdonte të rrihte me makineri, u mor vendimi i vështirë: fëmija nuk mund të shpëtohej. Në ato momente, babai bëri një akt human tepër prekës.

“Më thanë në spital nëse dua ta shoh për herë të fundit. Nuk mundesha. Por u thashë doktorëve që zemra e djalit të jetë e gjallë, qoftë në trupin e një fëmije tjetër, pavarësisht kombësisë,” tregoi ai. Familja tjetër pranoi dhurimin, dhe zemra e vogëlushit shqiptar vazhdon të rrahë në një trup tjetër.

Në këtë kohë të vështirë, babai i 12-vjeçarit apelon për ndihmë nga bashkëkombësit, duke theksuar gjendjen e tij të vështirë ekonomike dhe vuajtjen e madhe që po kalon.

“Unë u nisa për një jetë më të mirë, për një shtëpi, për fëmijët e mi, por Zoti ma mori djalin më të vogël. Kam edhe dy vajza dhe një djalë tjetër, por kjo humbje është e madhe për ne. Nëse dikush mund të më ndihmojë, ndihma e vogël është shumë e rëndësishme,” thotë Bledar Fetollari.

Historia prekëse e babait dhe vendimi i tij i veçantë për të dhuruar zemrën e djalit është një mesazh i fuqishëm humaniteti mes vuajtjeve dhe humbjeve të emigrantëve shqiptarë në rrugët e vështira të jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...