29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen marrëveshjet për vuajtjen e dënimeve në vendet e origjinës”

Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer.

Vizita e Sporrer në Shqipëri vjen në kuadër të një turi rajonal që përfshin edhe Mali i Zi, ndërsa fokusi kryesor i bisedimeve lidhet me çështjet e ekstradimit dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të mediave austriake, në qendër të kësaj vizite janë përpjekjet për të negociuar dhe forcuar marrëveshjet që lidhen me transferimin e të dënuarve.

“Në mënyrë specifike, qëllimi është të negociohen ose të forcohen marrëveshjet që do t’u lejonin qytetarëve të dënuar shqiptarë dhe malazezë të vuajnë dënimet e tyre në vendet e tyre të origjinës, duke lehtësuar kështu presionin mbi burgjet e mbipopulluara të Austrisë”, raportojnë mediat.

Takimi në SPAK konsiderohet një hap i rëndësishëm në drejtim të rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë së dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër krimit dhe menaxhimin e çështjeve penale ndërkufitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...