5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Babi vrau mamin” Zbardhen detaje të reja nga krimi tragjik në Caserta, Itali

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm (9 Tetor 2024) në provincën e Caserta-s, Itali, ku një shqiptar vrau gruan e tij në sy të fëmijëve të mitur, në gjendje të rënduar psikologjike. Viktima, Eleonora Toci, një 24-vjeçare shqiptare, u vra nga burri i saj, Lulzim Toci, 30 vjeç, punëtor bujqësie.

Eleonora ndodhej në Itali vetëm prej një muaji, pasi ishte bashkuar me bashkëshortin dhe fëmijët e tyre për të jetuar në një shtëpi të re, të marrë me qira në “Via Caravaggio”, San Felice a Cancello. Në këtë shtëpi ndodhi edhe tragjedia e rëndë. Sipas hetimeve paraprake, Lulzimi shtrëngoi fort qafën e gruas së tij në dhomën e gjumit, gjatë një konflikti. Edhe pse Eleonora u përpoq të mbrohej, nuk arriti të shpëtonte.

Policia dyshon se krimi ka ndodhur ndërsa viktima mund të ketë qenë duke fjetur, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar zhurma apo britma që të sinjalizonin një përleshje. Kjo hipotezë mbetet ende për t’u konfirmuar nga hetimet e mëtejshme.

Pas kryerjes së krimit, Lulzimi doli nga shtëpia dhe shkoi te kunata e tij, duke i kërkuar ndihmë. Kur ajo, e dyshimtë për atë që kishte ndodhur, bëri një videothirrje në telefonin e Eleonorës, një nga fëmijët e përgjigj dhe konfirmoi se “babi vrau mamin”. E tmerruar, kunata lajmëroi menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendngjarje dhe gjeti trupin e pajetë të 24-vjeçares.

Karabinierët arrestuan Lulzim Tocin, i cili u gjet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe të çorientuar. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet e sakta të këtij akti të tmerrshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...