11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Balla: “Berisha, grabitësi i pronave, t’i shpjegojë shqiptarëve si ka mundësi që është pronar tokash në Dhërmi”

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend foli me tone të ashpra ndaj kreut të PD Sali Berisha, duke e quajtur atë si grabitësin më të madh të pronave në Shqipëri.

Balla ka deklaruar sot në Kuvend se ka marrë konfirmim nga Prokuroria e Posaçme SPAK se ajo ka nisur procedimin penal për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me çështjen e pronës së kompleksit Partizani në kryeqytet.

“Biem të gjithë dakord që Shqipëria dhe RMV dy vende anëtare të NATO-s , sot mbahen peng nga një vend anëtar i NATO dhe kjo është keqardhja më e madhe ku në kohë të vështira një vend anëtar i NATO-s nuk e kupon rëndësi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mbajnë sa më parë Konferencën e parë ndërqeveritare.

Qoftë KE , PE, kanë qenë të qartë se Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë. Po fliste një grabitës pronash i paimagjinueshëm dhe pas 31 vitesh në politikë paska ardhur dita që ky grabitësi i kërkon ndjesë pronarëve. Ky që ka njohur pronat e veta nga Viçidoli në Dhërmi. E ftoj parafolësin tu shpjegojë shqiptarëve, si ka mundësi që ky është pronar tokash në Dhërmi, apo aty ku janë të gjithë raca e këtyre tek Gjiri i Lalzit…Datën e lindjes se çoi nga korriku në nëntor që ta kishte afër shokut Enver.

Ky grabitësi i pronave grabiti kompleksin ‘Partizani’, dhe i bëj thirrje SPAK meqë më ka informuar se ka nisur procedimin, nesër do çoj dokumente shtesë se si është vjedhur prona. Ky që u betua se çdo të bëjë betimet e PD. Është thjesht një mbetje e regjimit komunist në jetën politike të vendit”, tha ai

Deklarata e Ballës erdhi si përgjigje e akuzave që ngriti në Kuvend Berisha, kur tha: “Ju siguroj se në 2007 u digjitalizua çdo dokument pronësie ne Shqiperi e nga ata që kanë vu dorë nga këta këtu mbrapa, do diktohen një ditë e do shkojnë atje ku e kanë vendin”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...