6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Balla flet për sulmin ndaj gjyqtarit në Shkodër: Nxis që të bashkoheni për ta dënuar këtë akt

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar diskutimin në lidhje me Ligjin për adresat, duke theksuar rëndësinë e përditësimit të regjistrit kombëtar të adresave.

Balla nënvizoi nevojën për një kod unik për çdo banesë në Shqipëri, duke shtuar se kjo do të lehtësonte gjetjen e adresave, përfshirë edhe për turistët. Ai theksoi se historia tradicionale e tregimit të adresave nuk do të jetë më e pranueshme dhe se një kod unik për banesën dhe ndërtesën do të ndihmonte në eliminimin e kësaj çështjeje.

“Çdo banesë në Shqipëri do të ketë një kod unik. Kemi punuar edhe me akte nënligjore. Ligjet e mira duan sanksione të forta. Regjistri kombëtar i adresave duhet të përditësohet në mënyrë të rregullt. Banesat duhet që të kenë kod unik, që edhe turistët të gjejnë saktë adresën. Historia që banesa është tek Pallati me Shigjeta, më pas keni një kioskë e shko në kat të tretë, kjo nuk do të funksionojë. Me Kodin Unik, ky problem do të marrë fund. Kemi parashikuar kod edhe për banesën, edhe për ndërtesën.”, tha Balla.

Më tej Balla u ndal edhe tek sulmi ndaj gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj, për të cilin u shpreh: “Nxis që komisioni për sigurinë të bashkohet me dënimin e këtij akti prej burracakësh ndaj një magjistrati dhe po ashtu dua t’iu informoj si Komisioni Përgjegjës për mbulimin e veprimtarisë së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë, se prej momentit të parë të marrjes së informacionit lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup pune jo vetëm për të hetuar. Mund të ndaj informacionin se hetimet po ecin mirë, ka një pistë e cila mund të na çojë në zbardhjen e gjithë organizmit dhe të ekzekutimit të kësaj ngjarje”.

Në lidhje me sulmin ndaj gjyqtarit në Shkodër, Tonin Sterkaj, Ministri Balla shprehu qëndrimin e tij për dënimin e këtij akti dhe informoi se një grup pune është ngritur për të hetuar ngjarjen. Ai gjithashtu përmendi se hetimet po ecin mirë dhe se ekziston një pistë që mund të çojë në zbardhjen e organizmit dhe ekzekutimit të kësaj ngjarjeje. Ministri u shpreh se Komisioni për Sigurinë duhet të bashkohet në dënimin e këtij akti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT