25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Balla për dosjen CEZ-DIA: Jam i gatshëm që të ndihmoj SPAK-un me dokumente

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur nga Fieri për dosjen CEZ-DIA, që duket se është rihapur nga SPAK, duke marrë në pyetje një prej dëshmitarëve kryesorë sipas tij.

Balla tha se është i gatshëm që të bashkëpunojë me SPAK, për ti dhënë dokumente dhe prova, që zbulojnë aferën, që janë siguruar prej tij gjatë kohës kur drejtonte Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Kuvendi është investuar në atë çështje, në një komision hetimir parlamentar. Raporti është depozituar në 2017 në prokurorinë e përgjithshme. Prokuroria nuk kreu hetime për një nga aferat me të rënda korruptive në 30 vitet e fundit.

Ne kemi arritur në konkluzionin që shteti shqiptarë ka humbur rretj 418 milionë euro, bëhet fjalë për privatizimin e një kompanie shumë të madhe shtetërore, me mjaft asete, ende nuk është gjetur me çfarë shume u shit, dhe më pas pas 3 vitesh privatizim, kompania u rishtetëzua.

Bëra një parashtresë për të rikujtuar publikun shqiptar se për çfarë bëhet fjalë.

E kam përshëndetur njoftimin e bërë nga medjat, jo zyrtarisht nga vetë SPAK për marrjen në pyetje të një prej dëshmitarëve kryesor në dosjen cez. Nuk e di në çfarë statusi është marrë z.Ismailaj por nëse pranon të bashkepunoj me drejtësinë në funksion të zbardhjes së kësaj afere do të ishte diçka e mirë.

Të mos harrojmë që Kuvendi ka denoncuar publikisht Sali Ramë Berishën dhe bashkëpunetorë apo familjar të tij lidhur me këtë ceshtje. Mendoj që prokuroria duhet ti marrë të gjithë në pyetje.

Në cilesinë e kryetarit të komisionit hetimor përkatës prej 2017 i kam kërkuar prokurorisë të thirrem për ti vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës.

Mendoj që zbardhja e kësaj çëshje është jo vetëm një detyrim i drejtësisë së re por është një detyrim edhe i secilit prej nesh që është në dijeni të atij krimi.

Spak duhet të informojë publikun nëse është hapur kjo çështje”, u shpreh Balla për mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...