7.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

“Ballkani i Hapur i ka dhënë vrull Procesit të Berlinit”/ Tritan Shehu reagon pas deklaratës së Abazoviç: “Një analizë kjo sikur ta bënte zëdhënësi i Vuçiç”

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç, i cili tha këtë të mërkurë se Ballkani i Hapur i ka dhënë vrull Procesit të Berlinit.

Në një reagim në ‘Facebook’ Shehu thekson se këto dy projekte janë diametralisht të kundërt.

Shehu thekson se Ballkani i Hapur nuk mund të njehsohet me Procesin e Berlinit, pasi nuk kemi të bëjmë me një konkurrencë të ndershme, por me dy projekte diametralisht të kundërta nga njëra tjetra.

Postimi i plotë

Abazovic mund te kete “te drejte” vetem ne nje kuptim, kur deklaron se “Ballkani i hapur” i dha vrull “Procesit te Berlinit!!

Vetem nqs ai nenkupton se “Ballkani i hapur” e qartesoi BE per rreziqet, qe po i ofronte Rajonit ai vete, per perpjekjet qe po beheshin per te konsoliduar hegjemonine ekonomike e politike te Serbise ne Rajon nepermjet tij.

Per perdorimin e tij si nje instrument percares midis vendeve tona, godites ndaj sovranitetit te Kosoves, thjesht destabilizues.

Dhe pa dyshim si nje zgjatim i Rusise ne Rajon nepermjet Serbise.

Elemente keto shume shqetesuese per Brukselin.

Duke e stimuluar keshtu ate te pershpejtoje Procesin e Berlinit, si mjeti kryesor cvleresues ndaj “Ballkanit te hapur”.

Ndryshe nuk mund te “perkthehen” deklarata te tilla, nqs duam t’i japim atyre nje kuptim e racionalitet!

Por sidoqofte ky “perkthim” behet i dyshimte po te lexosh me poshte ate qe Abazovic thote, qe eshte pikerkisht e kunderta e te vertetes:

“Ballkani i hapur” nuk e pengon Procesin e Berlinit duke e konsideruar kete si nje konkurrence te shendeteshme!!!

Nje analize kjo sikur ta bente zedhenesi i Vucic!

“Ballkani I hapur” e Procesi i Berlinit jane diametralisht larg njeri tjeterit.

Krahasimi i tyre eshte si te krahasosh “naten me diten”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...