12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Bandat shqiptare çojnë në nivel rekord prodhimin global të kokainës”, raporti i Kombeve të Bashkuara

Prodhimi global i kokainës ka arritur nivele rekord, zbulon një raporti i ri i Kombeve të Bashkuara, pjesërisht falë bandave shqiptare që transportojnë përmes rrugëve të reja drejt Europës dhe Britanisë së Madhe.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) thotë se kultivimi i bimës së kokës u rrit me 35 përqind mes vitit 2020 dhe 2021 në nivele rekord.

Kartelet e drogës në Amerikën e Jugut dhe bandat ballkanike kanë kapitalizuar zmbrapsjen e koronavirusit për të prodhuar dhe kontrabanduar sasi rekord kokaine në të gjithë botën.

Sasia e kokainës që rrjedh nëpër portet e Detit të Veriut si Antverp, Roterdam dhe Hamburg tani eklipson nivelet në Spanjë dhe Portugali, që kanë qenë historikisht porta e drogës për në Europën Perëndimore.

Nga atje, të paktën 10 ton drogë po kontrabandohen në Britaninë e Madhe, kryesisht nga shqiptarët, sipas raportit të publikuar të enjten. Britania ka njohur një rritje të konsiderueshme të sekuestrimit të kokainës që dërgohet përmes ‘mënyrave postare’.

“Nga Holanda, kokaina shpërndahet më tej në vende të tjera evropiane dhe grupet shqipfolëse duket se luajnë një rol të rëndësishëm në këtë, veçanërisht në trafikun drejt Italisë dhe Shqipërisë,” thuhet në raport.

“Destinacioni i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar, ku grupet shqipfolëse janë vlerësuar gjithashtu se ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm në tregun e drogës, furnizohet gjithashtu në një masë të madhe nëpërmjet kontejnerëve që mbërrijnë në portet në juglindje të Mbretërisë së Bashkuar nga portet e afërta europiane”.

Raporti thotë se emigrimi nga Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Europë, ka lejuar që bandat të krijohen në qytetet kyçe në të gjithë kontinentin dhe të marrin përsipër rrjetet e trafikimit të dominuara më parë nga mafia italiane.

“Ata mbështeten në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh mes diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh punojnë në bashkëpunim me grupet kriminale italiane,” thuhet në raportin prej 184 faqesh.

“Pandemia ishte vetëm një frenim i vogël në zgjerimin e prodhimit të kokainës, por tani ai është rikthyer vrullshëm dhe është më i lartë nga sa ishte më parë,” tha Antoine Vella, një studiues i UNODC që punoi për hartimin e raportit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...