12.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Banka Botërore thirrje qeverisë shqiptare: Mos prekni sektorët e arsimit dhe shëndetësisë

Fillimisht Pandemia Covid -19 dhe tani kriza pas luftës në Ukrainë, ka paraqitur një nevojë më të lartë për rialokime buxhetore. Duke analizuar dinamikën në Shqipëri Banka Botërore sugjeron se nuk duhen bërë shkurtime në sektorë që kanë pamjaftueshmëri në financime dhe në projekte që gjenerojnë detyrime të prapambetura. Banka sugjeroi se, shkurtimet duhen bërë në shpenzime buxhetore të tilla si udhëtimet, dietat dhe shpenzime të tjera operative.

Psh nëse qeveria shqiptare shtrëngohet të bëjë rialokime për paketa antikrizë nuk duhet të shkurtojë fondet për arsimin dhe shëndetësinë pasi ato vlerësohen me pamjaftueshmëri të thellë në raport me nevojat reale. Por përkundër këtij konstatimi, qeveria shqiptare gjatë dy rishikimeve që i bëri buxhetit 2022 shkurtoi me rreth 3 % buxhetin total të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Financave përpara se të vendosi shkurtimin e shpenzimeve, duhet të mbledhë informacion mbi pasojat e mundshme të vonesave ose ndërprerjes. Disa shpenzime mund të shtyhen për një kohe, të tjera jo. “Të dish se cilët artikuj dhe në cilën kategori janë paraprakisht do të ishte një ndihmë për ministritë e linjës kur të përballen me plane shkurtimesh” evidenton studimi.

Shkurtimet mund të përfshijnë projekte që ende nuk kanë filluar, projektet me kthyeshmëri të ulët të investimit, që do të thotë se vonesat janë pa kosto.

Zëra të tjera që shpesh konsiderohen më të lehta për t’u shkurtuar janë udhëtimet, blerja e  automjeteve të reja dhe rinovimi i zyrave, sugjeron Banka.

Studimi i Bankës Botërore sugjeron se, kostoja e rialokimeve buxhetore mund të minimizohet nëse qeveria pakëson rialokimet nga shpenzimet e paqëndrueshme dhe projektet që nuk kanë ecuri të mirë. Por edhe ky selektim ka vështirësi. Një program mund të ketë ecuri shumë i ngadaltë, por konsiderohet me prioritet të lartë.

Banka Botërore e vlerëson të rëndësishme një përgatitje paraprake të qeverisë, për projektet prioritare dhe jo- prioritare në mënyrë që rialokimi i fondeve të jetë më i thjeshtë dhe me sa më pak kosto.

Qeveria shqiptare i ka bërë rutine rialokimet buxhetore në mes të vitit. Por këto rialokime kanë prekur shume shpesh sektorët prioritare siç janë arsimi dhe shëndetësia, në një kohë që janë lënë të paprekura fondet për udhëtime rikonstruksione dhe investime në projekte te reja edhe pse ato nuk konsiderohen fisibël./Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...