36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Ulsi Manja prezanton strategjinë e re të menaxhimit të burgjeve: “Rritje pagash dhe uniformat e reja, përfitojnë 3560 punonjës”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kanë prezantuar strategjinë e re të menaxhimit të burgjeve. Sipas strategjisë, rritja e pagave do të bëhet sipas gradave e pritet që nga rritja e pagave të përfitojnë 3560 punonjës me një fond prej 570 milionë lekësh.

Manja pohoi se do të mbyllen 4 burgje në vend, ndërkohë që nuk do të ketë shkurtim të punonjësve.

“Jam këtu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, për të ndarë me ju dhe me publikun disa punë që unë besoj tregojnë seriozitetin, përkushtimin dhe vizionin tonë për këtë shërbim kaq të rëndësishëm. Si një zyrtar i përgjegjshëm i shtetit, si një shërbyes publik, por edhe si një qytetar që kupton e mirëkupton edhe të drejtën për t’u acaruar të atyre që presin mbajtjen e një premtimi, unë dua t’i kërkoj ndjesë trupës së policisë së burgjeve për vonesën në rritjen e pagës, që duhet të niste prej 1 korrikut me efekt në gusht. Më lejoni të falënderoj qeverinë dhe kryeministrin, që janë treguar të gatshëm dhe pa dilema në këtë hop cilësor në trajtimin e efektivave të policisë së burgjeve.

Janë gra e burra, vajza e djem, që kanë një detyrë të vështirë, stresuese, të rrezikshme në shumicën e rasteve, ndaj pa hezitim e them se vendimi që e shpalosi fillimisht kryeministri javën e kaluar, është nga më të mirët që kemi marrë në këto vitet e fundit, për këtë institucion. Është një tregues i qartë, se edhe në kohë krize, dhe Shqipëria ashtu si gjithë bota po përballet me krizat prej mëse dy vjetësh (madje ne prej 3 vitesh megjithë tërmetin) qeveria jonë nuk harron askënd, nuk lë pa kujdes e pa trajtim asnjë kategori. Përtej retorikës së opozitës, faktet janë kokëforta, ashtu siç janë kokëforta edhe shifrat”, tha Manja.

Niveli i pagave:
Kështu duke nisur nga grada aspirant, tashmë niveli i pagës
nga 40.000 lekë shkon në 53.500 lekë. (Rritje 13.500 lekë)

Niveli nën/inspektor: nga 45.500 lekë shkon në 55.640 lekë
Niveli inspektor: nga 50.000 lekë në 58.000 lekë
Niveli kryeinspektor: nga 55.000 lekë në 64.000 lekë
Niveli nën/komisar: nga 65.500 lekë në 70.085 lekë
Niveli komisar: nga 72.000 lekë në 77.040 lekë
Niveli kryemomisar: nga 95.000 lekë në 101.650 lekë
Niveli Drejtues Burgu: Nga 106.700 lekë në 123.050 lekë
Niveli Drejtor i Përgjithshëm i Policisë: Nga 115.000 lekë në 133.760 lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...