8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Banorët e Lumasit  në Kuçovë ngrihen në protestë/ Përleshje me policinë, një person i lënduar

Për të disatën herë banorët e Lumasit  në Kuçovë ngrihen në protestë për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Banorët e fshatit Lumas janë konfrontuar me policinë pasi kundërshtojnë projektin në burimin e Sinecit.

Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.

Banorët janë kundër shfrytëzimit të ujit të burimit për një ujësjellës të bashkisë.

Banorët e Lumasit kanë bllokuar punën e mjeteve të firmës, duke bërë që të pezullohet puna dhe të ketë përplasje me policinë, ku një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital.

Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

Po ashtu ata pretendojnë se burimi përdoret prej shekujsh për vaditjen e tokave dhe për kafshët dhe nuk do të lejojnë vijimin e projektit.

Mësohet se banorët kanë hartuar një peticion dhe do të hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...