25.5 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Banorët e Santorinit përjetojnë natë ankthi pas tërmeteve të përsëritur

Santorini ka përjetuar një natë të mbushur me frikë dhe pasiguri pas një serie lëkundjesh sizmike që ngritën alarmin në ishull. Qytetarët, të shqetësuar nga mundësia e tërmeteve të tjera të fuqishme, zgjodhën të kalonin natën jashtë, shumë prej tyre duke qëndruar në automjetet e tyre ose në zona të sigurta të treguara nga autoritetet lokale.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve është vendosur pranë spitalit, ku ka qenë e angazhuar një forcë e EMAK-ut për të ndërhyrë menjëherë në rast emergjencash. Të tjerë kanë kërkuar strehim në stadiumin Messaria dhe në hapësira të tjera publike për të siguruar ndihmë dhe mbrojtje.

Situata mbeti e tensionuar edhe mbrëmjen e djeshme, kur frika nga pasgoditjet i detyroi shumë banorë të kërkonin mundësi për të larguar nga ishulli. Çmimet e biletave ajrore për linjën Santorini – Athinë u rritën ndjeshëm, duke arritur deri në 200 euro për ulset e fundit, duke e bërë largimin edhe më të vështirë për shumë qytetarë.

Për shkak të pasigurisë, shkollat në ishull janë mbyllur dhe autoritetet lokale kanë shpallur masat e sigurisë, duke identifikuar zona të sigurta ku qytetarët mund të grumbullohen deri në një qetësim të mëtejshëm të situatës sizmike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi javor, 24–30 gusht 2026/ Si ndikon Eklipsi Hënor në Peshq te secila shenjë...

0
Një javë e fuqishme astrologjike pritet për të 12 shenjat e zodiakut, ndërsa Eklipsi Hënor në Peshq sjell energji transformuese dhe mundësi për mbylljen...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje që e keni shtyrë mund të kërkojë një vendim. Në dashuri, një bisedë e sinqertë...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 22 Gusht 2026

0
Për 22 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...