13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Basha bën një levizje të mirëmenduar, pak orë para seancës për zgjatjen e Vettingut

Deputetët e Partisë Demokratike janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar nesër në orën 09:00, pak para nisjes së seancës parlamentare në Kuvend ku pritet të votohet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut.

Kryedemokrati Basha ka marrë këtë vendim me qëllim që të gjithë deputetët e grupit parlamentar të arrijnë në një vendim unanim sa i përket qëndrimit që do të mbajnë gjatë votimit që pritet të mbahet ditën e nesërme për të zgjatur mandatin e organeve të Vettingut deri në vitin 2024. Kujtojmë se ky propozim për zgjatjen e mandatit të Vettingut është bërë nga ana e mazhorancës.

Ditën e djeshme në një deklaratë të përbashkët BE dhe SHBA kanë kërkuar nga deputetët që të votojnë për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut në mënyrë që të hetoheshin më imtësisht prokurorë dhe gjyqtarë që mund të kenë abuzuar me postin e tyre.

Ndërsa së fundmi i pari deputet që ka publikuar qëndrimin e tij, ka qenë Edi Paloka i cili është shprehur se do të votojë kundër kësaj nisme. Dhe shtoi më tej se kushdo që votonte pro i shërbente kryeministrit Edi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...