11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Basha iu përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Berisha: “Një gënjeshtër shtesë që i shërben Berishës dhe Ramës, këta duhet të jenë e shkuara”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për ekzistencën e një projekti për ndërtimin e kullave në vendin ku ndodhet selia e Partisë Demokratike.

Basha u shpreh se akuzat e Berishës janë të pavërteta. Sipas tij Berisha dhe Rama mashtrojnë për të dobësuar opozitën, duke dëmtuar në këtë mënyrë interesin publik të shqiptarëve.

“Është një gënjeshtër shtesë dhe kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata i shërbejnë njëri tjetrit në këtë situatë, Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj po pengohemi të bëjmë punën tonë.

Kushdo që ka dy pare mend në kokë e kupton se nga këto gënjeshtra fiton Edi Rama dhe Sali Berisha, dëmtohet Partia Demokratike dhe përmes saj interesi publik dhe interesi i shqiptarëve. Duhet sa më pak të merremi me të shkuarën dhe sa më shumë të inkurajojmë qytetarët të cilët janë shumica.

Këta duhet të jenë e shkuara, në mendjen time janë e shkuara. Në grupin parlamentar të partisë demokratike dhe në punën tonë janë hallet e shqiptarëve. Kemi një pakicë që do ta mbajë Shqipërinë kështu siç është dhe një shumicë që kërkon ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve”, tha Basha.

Akuzave të Berishës se ai po bashkëpunon me Ramën, Basha iu përgjigj:

Për këdo që do të ketë sytë e hapura e kupton që nga këto mashtrime dëmtohet PD dhe përfiton Rama. Sa më pak të merremi me të shkuarën që përfaqëson Berisha dhe Rama e sa më shumë të merremi me shqiptarët duke thënë se jemi shumica. Ne do të lëmë pas hijet e së shkuarës e do të bëhemi bashkë sepse kemi një vend të mrekullueshëm. Kemi të gjitha mundësitë për të ndërtuar një vend normal.

Aktorët e tranzicionit duan ta mbajnë Shqipërinë siç është, kush e do këtë është thërritur në këtë aleancë për të bërë pjesën e vet. Pakica absolute që ka marrë peng Shqipërinë të mos vazhdojë të sundojë dhe shumicës t’i kthehet shpresa. Si mund të ndihem kur do të isha këtu për të shtyrë përpara agjendën e korrupsionit të Ramës apo për të mbrojtur të drejtat tuaja si gazetarë, interesat e qytetarëve. Si mund të ndihesh mirë pasi ke sulmuar atë që quhet shtëpia jote. Unë s’duhet të isha duke harxhuar këto orë. Këto janë një kurth i ngritur në bashkëpunim nga autorët e tranzicionit. Shqiptarët nuk duan të shohin Shqipërinë kështu”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...