Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se dy personat e shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja duhen gjetur përpara se t’i vrasë dikush duke theksuar se në krye të skemës është kryeministri Edi Rama.
Basha theksoi se PD është në ballë të betejës me denoncimet, me kallëzimet, me kërkesën për vettingun e politikanëve, dhe do të vazhdojë të jetë në ballë të betejës derisa drejtësia t’i shkojë deri në fund.
“Komisioni hetimor do vazhdojë punën, jo për të hetuar, por për të ndihmuar. Komisioni parlamentar ka kërkuar transparencë, ata që pengojnë transparencën duhet të merren forcërisht dhe të çohen para komisionit”, tha Basha.
I pyetur nëse PD ka të tjera dosje dhe denoncime për afera korruptive, Basha pohoi, por deklaroi se sot thelbi është mafia e inceneratorëve dhe se nuk do të devijojë nga kjo çështje.
“Përgjigjja është po, por nuk kam ndërmend t’i jap kënaqësinë askujt të devijojë nga thelbi, thelbi sot është mafia e inceneratorëve, që beteja jonë është e drejtë, që duhet vazhduar me arrestime të tjera. Që duhet vënë në ndjekje penale kryeministri, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë etj. Duhen gjetur këta që janë në kërkim përpara se t’i vrasë dikush, në veçanti kjo Stela, se ata të tjerët janë ustallarë. Të gjenden llogaritë jashtë shtetit, pagesat.
Pa diskutim që ka afera të tjera, do vazhdojmë t’i diskutojmë dhe aferat e tjera, por sot do bëj gjithë përpjekjet e mia që t’ju jap fuqi ju si gazetarë dhe mediave tuaja që të mos i ikin as sot, as nesër, as pasnesër këtij skandali, kësaj mega afere që do të kishte çuar 4-5 drejtues të qeverisë në pranga.
Kam thënë fare qartë që padiskutim ish qeveria e PD, ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion dhe ne jemi të vendosur ta luftojmë atë për të ecur përpara për të ardhmen e Shqipërisë, e ta luftojmë atë do të thotë ta luftojmë brenda partisë sonë, pra ta lëmë pas atë pjesë të hidhur të historisë sonë.
Se ne kemi gjëra që na turpërojnë e për ato duhet të mbajmë përgjegjësi e të ndahemi nga kjo pjesë e keqe e historisë sonë.
Disa prej atyre aferave janë bërë publike, pothuajse aspak është kallëzuar nga Rama 8 vjet kryeministër se disa prej protagonistëve të këtyre aferave nuk i ke më në PD i ka thithur si lubi e disa i ka bërë aleatë politk disa i ka përdorur për interesa politke disa i ka futur edhe në strukturat e tij. Pse? Sepse ndajnë të njëjtat vese.
Pra kur përmenda korrupsionin gjatë qeverisjes sonë është që s’jemi të pavetësijshëm që ka ndodhur korrupsion edhe gjatë qeverisjes sonë, dhe që kjo plagë e madhe për shoqërinë nuk është shkaktuar vetëm nga Edi Rama dhe qeverisja socialiste, por pa diskutim qeveria Rama është qeveia më e korruptuar e 30 viteve dhe e Evropës, sipas DASH, raporti i të drejtave të njeriut të vitit që mbulon vitin 2020, është qeveria më e korruptuar e 31 viteve tranzicion.
Ne do bëjmë gjthcka për ta pastruar Shqipërinë nga kjo plagë por e bëjmë këtë me ata që kanë 8 vite e kusur që qeverisin kjo është detyra jonë e parë kanë 8 vjet me celësat e qeverisë 4 vite që ka celsat e gjithckaje.
Por ju garantoj që kur vjen fjala të lufta kundër korrupsionit jemi të vetëdijshëm dhe për gabimet tona e që s’do bëhemi mburojë e s’do ndalemi së pastruari nga brenda vetvetes këdo që ka shfrytëzuar pushtetin në kohën tonë për tu pasuruar përmes korrupsionit”,tha kreu i PD.