5.5 C
Tiranë
Monday, April 6, 2026
spot_img

Basha mbyll fushatën në Shkodër: Të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e të keqes

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbajtur sot takimin përmbyllës të fushatës elektorale te zgjedheve të 6 marsit, që do të mbahen në gjashtë bashki të vendit.

Teksa i ftoi të gjithë të dalin masivisht në votime, kreu i demokratëve u shpreh se të bëhemi bashkë për një Parti Demokratike, duke votuar Xhemal Bushatin.

Duke e cilësuar Shkodrën si i vetmi fanar që nuk shuhet kurrë edhe në ditët më të errëta, ai i ftoi që të gjithë të bëhen bashkë për të çarë rrethimin e të keqes.

Basha: Kam pasur dëshirën për të qenë në këtë qytet. Kam gjetur një Shkodër të rrethuar nga mjerimi, krimi. Këtu gjeta shtigjet ku shkodranët kishin thyer regjimin komunist. Shkodrën e gjeta të rrethuar nga uji, këto 8 vite nga padrejtesia, varfëria. Por sa herë kam qenë në mesin tuaj, kam parë vendosmëri për mos t’iu dhënë rrethimit dhe rrethuesve, për ta plasaritur murin rrethues me forcën tuaj të bashkimit të zemrave kundër të keqes. Kjo ka bërë që në ditet më të errëta cdo shqiptar ti kthehet nga i vetmi fanar që nuk shuhet kurrë, nga Shkodra.
Në këto zgjedhje këtë të diel, fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, atë të qytetarit, familjarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, i cili edhe në këtë rrethim ku ndodhemi është bërë zëri juaj, forca juaj për të mos lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë. Zonja dhe zotërinj ju ftoj këtë energji të mbledhur ditë pas dite ta derdhni vrullshëm, të gjithë bashkë për të çarë rrethimin e të keqes ti japim shpresën tek e nesërmja, te ndryshimi që po vjen, të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Zoti e bekoftë Shkodrën dhe Shqipërinë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Bolonjë, humb jetën një 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një pallat teksa...

0
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, Louis Pisha, humbi jetën pasi ra nga kati i...

Aksident i rëndë pranë QTU-së, një automjet merr flakë pas përplasjes

0
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua rreth orës 02:00 pas mesnatës pranë QTU. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga...

Shkodër/ Dalin detaje të reja për plagosjen me thikë, identifikohet autori me precedentë penalë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Shkodër, ku dy të rinj, 19 dhe...

Lirohet nga burgu Ilia Ndoka, i përfshirë në operacionin “Revanshi”

0
Gjykata e Posaçme ka vendosur lirimin nga burgu të Ilia Ndokës, kushëri i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, i arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas...

Kërcënoi pronarët e lokalit pranë stacionit, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Piazza Roma, pasi akuzohet se kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme pronarët e një lokali pranë...