28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Basha pret në takim kreun e PDK:”Ndamë mendimet tona për forcimin e luftës kundër korrupsionit në funksion të mirëqenies së qytetarëve”

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur sot në takim kreun e PDK-së Memli Krasniqi, i cili prej ditës së djeshme ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Basha tha se me kreun e PDK-së kanë njohje të vjetra mes tyre, dhe së bashku kanë folur mbi domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Basha: Pata kënaqësinë që ti uroj mirëseardhjen mikut tim Memli Krasniqi, përgëzoj PDK për rolin e jashtëzakonshëm në krijimin e shtetit të Kosovës, folëm për zhvillimet e fundit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku PD qëndron fuqimisht te objektivi, që është njohja e ndërsjelltë mes dy vendeve. Është një shans i mirë që me ndihmën e SHBA dhe BE të kalohen barrierat. Ndamë mendimet tona për forcimin e luftës kundër korrupsionit në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Krasniqi: Jo vetëm si dy liderë të opozitës në vendet tona, por edhe si udhëheqës partish që kanë pasur bashkëpunime prej shumë vitesh, si dy parti që i përkasin boshtit të qendrës së djathtë. Diskutuam për brengat e përbashkët, ka shumë sfera që kanë nevojë për të forcuar bashkëpunimin me dy vendeve, pavarësisht se jemi në qeveri apo opozitë ne bashkëpunimin e kemi të padiskutueshëm.

E falenderova zotin Basha për gadishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin mes dy partive tona, ne do të vazhdojmë bashkëpunimet. I urova sukses në procesin zgjedhor, i cili duhet të vendosë në ballë vullnetin e qytetarëve. Ne si Kosovë kemi të drejtë të japim mend, pasi kemi arritur që ta konsolidojmë këtë proces.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...