Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet aktualisht në Strasburg në Kuvendin e Europës (KiE) ku ka pasuar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Basha ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit mes shqiptarëve në këto kohë sfidash.
Në postim, Basha shprehet se bashkëpunimi mes shqiptarëve është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ai premton se Partia Demokratike dhe ai personalisht do të jenë në krah të Kosovës dhe do të ngrenë zërin në institucionet ndërkombëtare për të mbrojtur integritetin dhe stabilitetin e Kosovës.
Postimi i plotë i Bashës:
Kënaqësi të takoja në KiE kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi mes shqiptarëve në këto kohë sfidash, është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Unë dhe PD do të jemi në krah të Kosovës dhe do të ngremë zërin në institucionet ndërkombëtare, që Kosova të bëhet sa më parë pjesë dhe të ndalet përpjekja e Serbisë për destabilizim.