0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Basha takon diasporën në Britaninë e Madhe dhe propozon reforma për votën dhe parlamentin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe, duke prezantuar propozimet e partisë për votën dhe strukturën e parlamentit. Basha theksoi se PD ka depozituar një propozim për votën e diasporës, duke synuar barazinë e votave dhe hapjen e listave të deputetëve.

Në takim, Basha shpjegoi se PD ka propozuar që Shqipëria të funksionojë si një zonë elektorale e vetme për të bërë votën e emigrantëve të barabartë me atë të qytetarëve të vendit. Po ashtu, kreu i PD theksoi nevojën për listat e hapura, duke lejuar qytetarët të zgjedhin direkt deputetin e tyre dhe forcuar lidhjen mes votuesve dhe përfaqësuesve të tyre në parlament.

Basha kritikoi ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që solli një shkëputje midis qytetarëve dhe deputetëve, duke e karakterizuar si “anti-demokratike” dhe “noter gjakftohtë të vendimeve të kryeministrit.”

“Arsyeja pse ne shohim një ngecje të procesit, që do të çonte në materializimin e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, është së prej kohësh kjo qeveri ka vënë në punë mekanizma manipulimi të vullnetit popullor, mekanizma të cilat nuk pinë ujë kur bëhet fjalë për të influencuar votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Ju e keni parasysh se për çfarë e kam fjalën. E kam fjalën që nga 50 mijë lekëshi ku blihet vota në Shqipëri, e deri tek elementet e tjera të patronazhimit me kërcënimin e bukës së gojës, apo me vendin e punës, mekanizma pra që janë përdorur dhe përdoren gjerësisht, siç citojnë edhe raportet e institucioneve ndërkombëtare që vëzhdojnë zgjedhjet shqiptare… Dhe për këtë arsye duan ta ngushtojnë, duan të kenë dy apo tre apo katër deputetë që përfaqësojnë diasporën. Kjo është e padrejtë. Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, apo në Tiranë, apo në Durrës, apo në Londër, apo në Manchester, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Itali, apo në Greqi, vota duhet të jetë e barabartë. Barazia e votës është një nga parimet themelore mbi të cilën ngrihet demokracia përfaqësuese bashkëkohore. Ndaj dhe një nga propozimet kryesore që janë çuar në parlament ditën e premte, ka të bëjë me barazinë e votës.

Nga 12 qarqe elektorale që parashikon kodi zgjedhor aktualisht, ne kërkojmë që Shqipëria të funksionojë si një zonë e vetme elektorale. Që ta bëjë pak më të thjeshtë, jam I sigurt që keni miq të Kosovës kudo ku punoni e jetoni, është I njëjti system që ka Kosova. Nuk ka rëndësi ku e hedh votën, në cilin qark të vendit, apo jashtë vendit, vota shkon për një listë kombëtare. Prandaj për t’I hapur rrugë votës së shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votës së emigrantëve, votës së diasporës, hapi I parë që ne kemi propozuar është që Shqipëria të jetë një zonë elektorale. Hapi I dytë ka të bëjë me një tjetër mangësi e cila I ka penalizuar qytetarët shqiptarë. Një mangësi që vjen nga ndryshimi I Kushtetuës të vitit 2008 mes kryeministrit actual, atëherë kryetar I opozitës, dhe ish kryeministri, nga sistemi mazhoritar në sistemin proporcional rajonal. Kjo shkëputje lidhet mes qytetarëve dhe deputetëve. Ehde sot e kësaj dite, shumica e qytetarëve nuk e dinë se kush është deputeti që I përfaqëson. Kjo është natyrisht e paimagjinueshme në Britaninë e Madhe, ku nëna e të gjithë parlamenteve siç I referohen me krenari britanikët, është product I zgjedhjes nga një system të pastër mazhoritar të kandidatëve për deputet.

Kreu i PD tha se kjo është një mundësi për të përmirësuar sistemën zgjedhore dhe për të rikthyer lidhjen mes përfaqësuesve dhe qytetarëve. Propozimi i PD për votën dhe listat e hapura pritet të jetë një temë kryesore e diskutimit në skenën politike shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT