30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Bashkia e Tiranës nis dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022/ Veliaj: “Ky është ndoshta buxheti më i madh i akorduar ndonjëherë për rininë”

Bashkia e Tiranës ka nisur dëgjesat për projekt-buxhetin e vitit 2022. Në takimin me të rinj nga gjimnaze të ndryshme të kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se këtë vit, kur Tirana do mbajë titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, bashkia do të ketë buxhetin më të madh ndonjëherë për të rinjtë.

“Ky është ndoshta buxheti më i madh i akorduar ndonjëherë për rininë nga Bashkia e Tiranës. Kemi parashikuar një listë prej 1000 aktivitetesh dhe me gjithë këto hapësira që ka Tirana, do të kemi edhe 10 aktivitete në ditë, që s’i ngjajnë fare njëri-tjetrit, por që qyteti të gëlojë. Kjo do të jetë edhe një mënyrë për të ndryshuar pak imazhin e vendit.

“E shoh të mundur të bëjmë disa qendra teknologjike nëpër Tiranë. Bashkë me kolegët e TUMO-s kemi parë kampusin e ri, që po bëjmë te Universiteti Bujqësor. Aty mund të bëjmë një degë satelit, ashtu si shumë universitete kanë një kampus më të vogël. Në vend që të vijnë 100 nxënës nga Kodër-Kamza në qendër të Tiranës, mjafton të shkojnë dy instruktorë atje.

Gjithashtu, lajmi i mirë është që në janar hapet shkolla elitë e teknologjisë “Holberton”, që është shkolla më e mirë nga Sillicon Valley. Jemi në tratativa edhe me “Ecole Cahen”, që është shkolla franceze e kodimit me një metodologji tjetër, gjithashtu shumë kreative, dhe ka arritur shumë sukses në Paris. Sapo kemi filluar negociatat, e besoj se do të shkojnë me sukses, një tjetër koncept që quhet “Factory Berlin”, që ishte një ide inovatore e disa të rinjve”, nënvizoi Veliaj.

Më tej, kreu i Bashkisë vuri në dukje se vetëm këtë semestër në Tiranë u hapën 14 shkolla të reja.

“Këtë javë do hapim dhe dy shkolla të reja në Kombinat. Shkolla “Lasgush Poradeci” që është konceptuar, jo vetëm më një palestër të mirë, por dhe me auditor. Do të thotë se mund të përdoret jo vetëm për festat e shkollës, po për çdo nevojë të komunitetit, një hapësire për 200-250 persona dhe është fantastike. Nuk ka nevojë njeriu fare t’i hipë makinës dhe të vijë në qendër të Tiranës, ku fare mirë mund t’i bëjmë shumë prej këtyre aktiviteteve, edhe për vitin e rinisë të decentralizuara në të gjitha këto hapësira. Shkolla tjetër që do hapim fill pas “Lasgush Poradecit” është “16 Shtatori” në Pezë. Edhe ajo një super shkollë, është ndërtuar komplet nga e para”, përfundoi Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...