11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Baza ajërore ruse sulmohet me dron për të dytën herë

Baza ajrore, pranë qytetit të Saratovit, është rreth 730 km në jug-lindje të Moskës më shumë se 600 kilometra (370 milje) nga Ukraina. Baza u godit gjithashtu në fillim të këtij muaji ku humbën jetën gjithashtu tre ushtarakë rusë.

Ndërkaq ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se trupat ruse janë fokusuar kryesisht në ndërtimin e pozicioneve mbrojtëse përgjatë shumë seksioneve të vijës së frontit në Ukrainë që nga Tetori. Një sfidë e madhe për forcat ruse ka të ngjarë të jetë mungesa e mjeteve të mbikëqyrjes dhe personelit të trajnuar për të monitoruar në mënyrë efektive zona të mëdha të fushave të reja të minuara.

Forcat ruse nisën më shumë se 40 sulme me raketa në Ukrainë përgjatë Krishtlindjeve, pavarësisht se presidenti Vladimir Putin tha se ishte gati për të negociuar. Dhjetëra qytete në rajonet ukrainase të Luhansk, Donetsk, Kharkiv, Kherson dhe Zaporizhzhia u bombarduan nga trupat ruse. Rreth 60 ushtarakë ukrainas u vranë nga sulmet përgjatë vijës Kupiansk-Lyman dhe shkatërruan pjesë të shumta të pajisjeve ushtarake ukrainase.

Sistemet raketore taktike Iskander të furnizuara nga Rusia, të cilat mund të mbajnë koka bërthamore, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që janë vendosur në Bjellorusi janë funksionale. Nuk është e qartë se sa prej sistemeve Iskander janë vendosur në Bjellorusi pasi Putin në Qershor u shpreh se Moska do të furnizonte Minskun me to. Kreu i Kremlinit vizitoi Minskun më 19 Dhjetor, duke ngritur spekulime në Kiev se ai po i bën presion ndaj Bjellorusisë që t’i bashkohej një ofensive të re në pushtimin e tij ne Ukrainë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...